Akuzohet për plagosje dhe rrëmbim personi

Suel Çela do të përballët sërish me drejtësinë edhe pse pak kohë më parë u shpall i pafajshëm nga krimet e rënda, për akuzën e vrasjes së punonjësve të policisë.

Çela akuzohej nga prokuroria për përplasjen me policinë në 2017-tën në hyrje të tregut agro-ushqimor. Por tashmë 31-vjeçari  akuzohet për pengmarrje dhe plagosje me dashje.

Prokuroria e Elbasanit e ka marrë të pandehur dhe tashmë ka dërguar dosjen për gjykim së bashku me Endri Copjen për një ngjarje të ndodhur në vitin 2013.

Ata akuzohen për heqje të paligjshme të lirisë në bashkëpunim dhe plagosjen e shtetasit Bledar Karaj, administrator i një televizioni kabllor.

Policia zhvilloi një operacion të koduar Krasat për kapjen e Celës dhe disa personave të tjerë me rrezikshmëri të lartë në Elbasan, por pa mundur të arrestojë 31-vjeçarin.

Ndaj këtij të fundit është vendosur nga gjykata masa e sigurisë “Arrest me Burg” në mungesë.

Ndërkohë operacioni forca e ligjit kërkoi nga Çela që të justifikojnë pasurinë pasi në të kaluarën rezulton i dënuar për trafik narkotikësh në Itali.

Tv Klan