Një nënë britanike e divorcuar pas 18 vitesh martesë rrezikon dënimin me 2 vite burg dhe 58 mijë dollarë gjobë në Dubai, ku u arrestua lidhur me komentet në rrjetet sociale, pasi në vitin 2016 kishte sulmuar gruan e re të ish-bashkështorit.

55-vjeçarja Laleh Sharavesh e quajti Samah Al Hammadi në Facebook “pelë” pas tronditjes kur mësoi se 42-vjeçarja tuniziane ishte martuar me ish-bashkëshortin e saj, Pedro, menjëherë pas divorcit që i dha fund martesës së saj 18-vjeçare.

Sipas njoftimit të një grupi të të drejtave të njeriut, Sharavesh u arrestua në aeroportin e Dubait më 10 Mars, ku mbërriti nga Emiratet e Bashkuara Arabe me vajzën e saj 14-vjeçare, Paris, për të marrë pjesë në funeralin e ish-bashkëshortit, i cili kishte ndërruar jetë pas një ataku në zemër.

Sipas ligjeve në Dubai, njerëzit mund që vizitojnë shtetin në shkretëtirë mund të gjobiten ashpër dhe mund të burgosen për postime që ata mund të kenë bërë në rrjetet sociale.

Besohet se Sharavesh është arrestuar pas padisë së gruas së re të ish-bashkëshortit të saj.

Sharavesh besohet të ketë komentuar në gjuhën farse: “Ti më le mua për këtë pelë” dhe “Idiot, je martuar me një pelë”. Gruaja e pranoi që kishte vepruar gabim, por justifikohet duke thënë se gjithçka ishte bërë në nerva e sipër pas kishte mësuar martesën e ish-bashkëshortit të saj në Facebook.

Policia e liroi me kusht Sharavesh, por teksa e bija Paris është lejuar të udhëtojë drejt Londrës, e ëma nuk lejohet të largohet nga Dubai ku do të paraqitet në gjyq sërish të këtë javë. /tvklan.al