Sfidat e studentëve të Inxhinierisë dhe Shkencave të Natyrës

Studimi online është sfida e universiteteve këtë vit. Por më e vështirë kjo është në fakultetet që kanë shkenca ekzakte. Në Fakultetin e  Shkencave të Natyrës, apo degët inxhinierike, kontakti i drejtpërdrejtë mes pedagogëve dhe studentëve është shumë më tepër i nevojshëm. Drejtuesit e këtyre institucioneve thonë se kanë gjetur një zgjidhje optimal për kushtet që po kalojmë.

Normalisht që praktikat dhe orët e laboratorit kanë vështirësi, pasi se nuk mund të zhvillohen online.

Mësimi online nuk e zëvendëson dot leksionin në auditor. Por në Politeknik kushtet janë më të rrepta, sipas udhëzimit të këtij universiteti çdo student gjatë orëve të seminareve duhet të ndezë dhe kamerën, për të treguar që prezenca e tij nuk është fiktive por reale. Ndërsa leksionet janë fakultative.  

Shumë të rinj për arsye ekonomike nuk kanë mundësi për të ndjekur mësimin online. Universitetet janë në prag të nisjes së pushimeve të dimrit më 23 Dhjetor. Por ende e kanë të paqartë se si do të vijoi mësimi në Janar. Ndërkohë që kërkojnë që për sezonin e provimeve të lejohen që studentët të kthehen në auditore.

Sa i përkët mësimit online në këto 7 javë, Qëndresa Qytetare ka zhvilluar një pyetësor me studentët dhe ata janë shprehur se vetëm 60% e ndjekin mësimin rregullisht. Ndërsa në vlerësimet që u kanë bërë institucioneve, rrethet janë më dobët, sidomos universiteti i Durrësit.

Klan Plus