India çdo ditë raporton rritje të rasteve të reja të të infektuarve. Por në një kohë që vendi shënon më shumë 2.3 milion të infektuar me koronavirus dhe më shumë se 46 mijë të vdekur, njerëzit duket se janë lodhur nga masat dhe kanë ulur vigjilencën. Ulja e masave është edhe në zonat rurale, duke bërë që shpërthimi i infektimeve të rritet edhe nëpër fshatra.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e autoriteteve, të cilët thonë se kjo sjellje e papërgjegjshme, përveç ndikimit në shëndetin publik, sipas tyre u shuan edhe shpresat për një rimëkëmbje të ekonomisë rurale.

Reuters raporton se në javët e fundit po vërehet një ndryshimi i sjelljes në Indinë rurale, ku jetojnë dy të tretat e 1.3 miliardë njerëzve. Ata nuk ruajnë distancën, nuk përdorin maska, duke sjell shpërthime të të infektuarve nëpër fshatra.

India vijon të jenë në vendin e tretë në botë për numrin e të infektuarve nga Covid-19, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.

Klan Plus