Hamasi dorëzoi sot trupat e pajetë të 4 pengjeve izraelite, që u kapën më 7 tetor të 2023-shit. Ky është dorëzimi i parë që u bëhet trupave të viktimave nga organizata që qeveris Rripin e Gazës.
Trupat janë të një nëne 33-vjeçare me dy fëmijët e saj që nëse do të ishin gjallë sot do të ishin 2 dhe 5 vjeç. Bashkë me ta, Hamasi i dorëzoi kryqit të kuq edhe trupin e pajetë të një 83-vjeçari të marrë peng gjatë sulmit të 7 tetorit 2023. Dorëzimi u bë pranë një varreze në Kan Junuz dhe më pas trupat u morën në kufi nga autoritetet izraelite, të cilët pasi tu nënshtrohen ekzaminimeve për vërtetimin e identiteteve do i dërgojnë në Tel Aviv ku do të përcillen për në banesën e fundit me një ceremoni shtetërore.
Presidenti izraelit Isak Hercog shkroi në Tëitter se nuk gjente fjalë për të përshkruar dhimbjen, ndërsa kërkoi falje që vendi i tij nuk arriti t’i lirojë ata të gjallë.
Kjo është hera e parë që Hamas dorëzon trupa të pajetë pengjesh. Të shtunën pritet lirimi i 6 pengjeve të tjerë në këmbim të të burgosurve palestinezë. Faza e parë parshikonte lirimin e 33 pengjeve izraelitë në këmbim të rreth 1900 të burgosruve palestinezë. Mbeten për t’u liruar edhe 66 pengje të tjerë në fazat pasardhëse.
Tv Klan