Gjithçka të mësuar në një vit shkollor, studentët e bachelorit në atelienë tekstilë dhe modë në Universitetin e Arteve, e nxjerrin nga auditori te publiku. Rezultati, veshje që krijojnë iluzion optik.

Najada Hamza: “Ne projektojmë fashion bashkë me materialin dhe çdo veshje është prekur totalisht me dorë nga studentë. 

Veshjet e prezantuara janë përfundimi i një kërkimi të gjatë në këtë praktikë të shekullit të XX.

“Kanë hulumtuar dhe teorikisht, kanë parë të gjitha eksperiencat që kanë ardhur në fashion dhe pastaj janë përpjekur, të ndikuar, por duke e filtruar këtë ndikim që të sjellin një emocion që është i tyre”.

Shfaqja zhvillohet në tre hapësira.

“Në pjesën e parë që janë skicat, në pjesën e dytë që janë veshtje e letrës dhe pastaj në produktin final me sfondet e iluzionit optik”.

Bindja e Najada Hamzas edhe si kuratore e punëve të studentëve të saj është: “Unë besoj që janë në avangard me të gjitha pasarelat që bëhen këtu”.

Tv Klan