Ishte një ditë e tensionuar dje në veri të Kosovës për shkak të një aksioni të policisë për arrestimin e disa kontrabandistëve. Disa persona kundërshtuan me armë ndërhyrjen e forcave të policisë, duke lënë të plagosur 4 prej tyre. Policia ka arrestuar 19 zyrtarë dhe doganierë si dhe 9 qytetarë shqiptarë, serbë dhe boshnjakë.

Në pranga është vënë edhe një shtetas rus ndërsa janë hequr edhe barrikadat e vendosura nga serbët lokalë.

Presidenti Hashim Thaçi tha se aksioni në veri të vendit nuk është kundër serbëve në Kosovë, por kundër grupeve kriminale. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Presidentit Vuçiç, i cili ka përgëzuar serbët e veriut për qëndresën ndaj policisë së Kosovës.

Ai tha se kishte urdhëruar që ushtria të qëndronte në gjendje gatishmërie, por duke theksuar se Beogradi është i pritur të garantojë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Tv  Klan