Balluku: 80% e punimeve janë kryer, së shpejti nisin fluturimet

Ky është avioni i parë që ka fluturuar në aeroportin e ri të Kukësit. Testimi i aeroplanëve në këtë pistë është një kusht që aeroporti të marrë certifikimin për të nisur më pas operimin.

“Testimi është një kusht që na duhet jo vetëm për certifikatën, por dhe për të marrë të gjitha masat e sigurisë në aeroport”, tha ministrja Balluku.

Ky ishte testi i fluturimit për pozicionin gjeografik të pistës së re që po ndërtohet.

“Ka patur erë të fortë dhe kjo na dha mundësinë edhe të testit të erës”, Altin Progonati, drejtor i Aeroportit të Kukësit.

80% e punimeve të terminalit janë kryer, ndërsa shtrimi e zgjerimi i pistës është drejt fundit. Pritet që punimet të përfundojnë  në fund të muajit Mars.

“Me operimin e tij presim që çmimet e biletave të jenë më të ulëta për shkak të konkurrencës.”

Javën e ardhshme pritet që komisioni i vlerësimit të ofertave të dalë me një rezultat edhe për shpalljen e rezultatit të tenderit për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Tv Klan