Firmosin kontratë milionëshe me kompaninë Spotify

Ashtu siç e kishin paralajmëruar fundi i kwtij viti për Meghan dhe ish-Princ Harry-n do të finalizohej me projekte të rëndësishme. Ish-mbretërorët kanë nënshkruar një marrëveshje ekskluzive dhe disa vjeçare me platformën e njohur Spotify.

Çifti i famshëm e ka themeluar podcastin “Archewell Audio” i cili do të transmetohet në platformën gjigante dhe ka për qëllim ta inspirojë dhe argëtojë publikun anembanë botës.

Në një intervistë të dy janë shprehur se edhe pse ky vit nuk ishte aq i mirë sa çduhet, dëgjimi me vëmendje i rrëfimeve dhe historive të njëri-tjetrit është mëse i rëndësishëm.

Jetesa në Kaliforni solli ndyrshime rrënjësore tek çifti i famshëm të cilët prej kohësh kanë firmosur marrëveshje të rëndësishme me kompani gjigande përfshirë edhe Netflix.

Jo vetëm kaq, por edhe gjatë kohës së pandemisë ata dhanë donacione si dhe shpërndanë ushqime falas për të varfwrit dhe të moshuarit.

Nëpërmjet Spotify, Meghan dhe Harry synojnë gjithashtu ta ngrenë zërin për personat e nënpërfaqësuar. Përdoruesit e kësaj platforme jo vetëm që do të kenë mundësi t’i dëgjojnë fjalimet e Dukës dhe Dukeshës së Sussexit, por gjithashtu do t’i dëgjojnë bisedat e personave të tjerë të cilët do të bëhen pjesë e kësaj iniciative.

Episodi special për festat e fundvitit, do të transmetohet në fund të muajit, derisa transmetimi i rregullt i tij do të fillojë vitin e ardhshëm.

Klan Plus