Deputetët demokratë të Shkodrës kanë parë nga afër situatën në zonat e përmbytura në këtë qark. Kryeparlamentarja Topalli ka inspektuar lagjen Ajasem dhe u ka bërë thirrje banorëve të mos rrezikojnë jetën e tyre dhe të lënë shtëpitë për t’u sistemuar në banesat e përzgjedhura nga shtabi i emergjencës.

Topalli u ka siguruar banorët se qeveria do të dëmshpërblejë çdo qindarkë të dëmeve që do t’u shkaktohet nga përmbytjet.

Në zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës kanë qenë  paraditen e së dielës edhe një grup deputetësh të Partisë Socialiste.

Tv Klan