Titujt kryesorë 27 Shkurt 2010, ora 19:30

Meta: Vazhdimi i bojkotit, hyrja në Kuvend vetëm për mandatet

Zv. Kryeministri Ilir Meta deklaroi sot se nëse socialistët do të vazhdojnë bojkotin do të vërtetojnë që hyjnë në Kuvend vetëm për të shpëtuar mandatet. Meta tha se Rama po tregohet i pasinqertë edhe me ndërkombëtarët.

Tërmet në Kili, 122 viktima dhe alarm dhe tsunami

Një tërmet i fuqishëm ka shkaktuar të paktën 122 viktima dhe qindra të plagosur në Kili. Ndërkohë që i gjithë bregu lindor i Amerikës Latine është në alarm për një tsunami të frikshëm, shkaktuar nga lëkundjet e tokës, e që pritet të godasë brenda pak orësh.

Përmirësohet situata në Shkodër, ulen shkarkimet nga HEC-et  

Ulja e rënieve të rreshjeve dhe ndërhyrjet në argjinaturën e Bunës kanë çuar në përmirësimin e situatës në zonat e përmbytura në Shkodër. Po kështu është ulur edhe niveli i shkarkimeve nga hidrocentralet mbi lumin Drin.

Turizmi shqiptar rikthehet pas 5 vjetësh në panairin e Milanos

Shqipëria është kthyer pas plot 5 vjetësh në panairin turistik të Milanos, evenimenti më i rëndësishëm në fushën e turizmit në Itali, i cili mbledh çdo vit operatorët turistikë më të njohur të botës.

“Njerëz të humbur” bashkon tre familje të ndara prej kohësh

Emisioni “Njerëz të humbur” i Aida Shtinos në Tv Klan ka arritur të bashkojë mbrëmë tre familje të ndara prej kohësh. Rasti më emocionues ishte ai i një gruaje që zbuloi familjen e saj të vërtetë pas plot 54 vjetësh.

Edhe shimpazetë në terapi për të lënë alkoolin

Jo vetëm njerëzit kanë probleme me alkoolin, por edhe kafshët. Terapisë për t’u dezintoksikuar do t’i nënshtrohet së fundmi edhe një shimpaze ruse, e cila në jetën e saj ka abuzuar jo pak me alkoolin.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 27 Shkurt 2010, ora 19:30 – Spikere: Fjoralba Mishaxhi