Një nëndetëse sekrete bërthamore nga Britania, e cila po qëndronte për kërkime në ujërat e SHBA-së, ka pasur një shpërthim të koronavirusit, pasi ekuipazhi i saj i shkeli rregullat.

Më shumë se 35 anëtarë të nëndetëses, janë testuar pozitivisht me Covid-19, përfshirë një mjek dhe një oficer ekzekutiv. E gjithë ngjarja ka ndodhur pasi disa nga detarët ishin larguar nga baza e Marinës së SHBA-së në Gjeorgji, duke sfiduar urdhrat dhe duke dalë për të pirë apo vizituar klube striptizmi të vendit.

Nga raportet e dhëna për agjencinë The Sun, është bërë e ditur se vetëm një person si dhe oficeri ekzekutiv tashmë i infektuar më koronavirus, i njohin kodet për armët bërthamore të ruajtura në nëndetëse.

Detarët kishin kundërshtuar të gjithë urdhrat e prerë për të qëndruar jashtë klubeve të natës, bareve apo restoranteve në Gjeorgji. Vend, i cili deri tani ka shënuar 318,100 raste me koronavirus dhe ka parë 7,282 vdekje.

Një person i brendshëm ka deklaruar se pjesëtarët e ekuipazhit janë parë të shkojnë deri në 200 milje larg në një plazh të Florida-s.

Edhe në vitin 2017, Britania ishte përballuar më diçka të ngjashme kur nëntë ushtarakë të një nëndetëseje bërthamore, janë larguar nga operacioni. Ata ishin kapur duke organizuar festa me drogë dhe janë zbuluar prova se disa prej tyre kanë pasur marrëdhënie seksuale me prostituta./tvklan.al