Plot 13 vite nga përjetimi i një aksidenti ajror, Travis Barker ka sfiduar frikën e tij dhe ka udhëtuar për herë të parë pas kaq shumë vitesh. 45-vjeçari nuk e ka provuar më këtë eksperiencë që prej vitit 2008 kur avioni i tij u rrëzua në Kaliforni.

Nga aksidenti tragjik mbetën të vdekur roja i tij i sigurisë Charles Still dhe ndihmësi i tij, Chris Baker, si dhe dy pilotët e avionit. Ndërsa Barker u plagos rëndë, me djegie të shkallës së tretë në 65% të trupit. Së fundmi, ai ka guxuar dhe ka fluturuar nga Los Angelos drejt Meksikës, së bashku me Kourtney Kardashian.

Në fotot e publikuara, Barker shihet duke zbritur nga avioni privat i motrës së Kourtney, Kylie Jenner në Cabo. Në janar të këtij viti në mediat rozë u doli lajmë se Kourney Kardashian ka nisur një lidhje të re dashurie me Travis Barker.

Këto zëra u konfirmuan pasi Kourtney i dërgoi këtij të fundit një letër dashurie, që shkriu zemrat e të gjithëve. “Për shumë aventura. Le ta shkatërrojnë njëri-tjetrin plotësisht. Me dashuri, Kourtney”, shkruhej në letër nga bukuroshja brune. Lidhja e tyre është bërë akoma më e fortë dhe Kourtney e Travis nuk ngurrojnë asnjëherë ta shprehin publikisht dashurinë ndaj njëri-tjetrit.

Klan News