Të paktën 52 persona mbetën të vrarë si pasojë e një përplasjeje mes dy bandave rivale në një burg të Brazilit. Sherri masiv në burgun e sigurisë së lartë në Altamira, zgjati rreth 5 orë. Zyrtarët e burgut njoftuan se skenat ishin të tmerrshme.

Dhjetëra të dënuarve u ishin prerë kokat, ndërsa të tjerë ishin djegur si pasojë e zjarrit të një sektori të burgut. Mediat vendase drejtojnë gishtin te siguria e ulët dhe mbipopullimi i institucioneve të vuajtjes së dënimit. Burgu i Altamirës ka një kapacitet prej 200 të dënuarish, por aktualisht aty qëndrojnë 311 të tillë.

Masakrat në burgjet braziliane nuk janë një fenomen i rrallë. Në Maj të këtij viti, 40 të dënuar humbën jetën si pasojë e sherreve mes bandave rivale./tvklan.al