Një sasi lëndë eksplozive ka shpërthyer në mesnatë në një biznes në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40. Sipas Policisë së Lezhës, tritoli ka shpërthyer në një mobileri në pronësi të qytetarit me iniciale D.A. nga Tirana.

Nga shpërthimi i lëndës plasëse janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. /tvklan.al