Durrës | Në orën 16:10, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, shtetasi M. E., duke drejtuar mjetin tip “Citroen”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin S. K., e për pasojë është lënduar një shtetas i mitur rreth 2 vjeç, pasagjer në njërin mjet, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./tvklan.al