Makina e një elektriçisti në Vlorë u sulmua me tritol. Ngjarja ndodhi në orën 02:10 në lagjen “10 Korriku”. Automjeti tip Audi me targa AA  537 GL në pronësi të Sokrat Beqirit ishte i parkuar.

Lënda eksplozivi ishte vendosur në pjesën e përparme të mjetit dhe për pasojë është dëmtuar plotësisht makina e Beqirit.

64-vjeçari ka dhënë dëshminë e tij në polici. Ai ka deklaruar se nuk ka konflikte dhe nuk ka një të dyshuar.

Policia ende nuk ka një motiv për shpërthimin, ndërsa po hetohet edhe ndonjë konflikt i mundshëm i djalit të elektriçistit që është emigrant në Itali.

Shpërthimi ka ndodhur në një zonë ku mungon ndriçimi dhe nuk ka kamera sigurie. Kjo vështirëson edhe punën e policisë për identifikimin e autorëve.

Gazetar i ABC News, Vlorë: Elton Nika