Jasir Asani vijoi me paraqitjet e mira me ekipin e tij Gwangju. Goli i shënuar me penallti në mesin e pjesës së parë vendosi fitoren në Champions League Aziatike në fushën e Kawasaki Frontale ishte një tjetër provë që futbollisti shqiptar është i rëndësishëm.
Klubi koreano-jugor ka vendosur ta përfshijë në dy anketat për lojtarin dhe golin më të bukur të muajit Shtator.
Tifozët do të votojnë deri të premten. Për golin është përzgjedhur njëri prej atyre që realizoi në sfidën po të Champions ndaj Yokohama.
Në atë takim Asani realizoi 3 herë. Jasir Asani u përzgjodh si lojtari i muajit edhe në votimin e mëparshëm, atë të Gushtit.
Tv Klan