Për këdo që përdor rrjetet sociale e ndoshta pak më shumë TikTok-un, gjatë kohës që shfleton videot mund t’i ketë dalë përpara Amela Buzi. Ajo është një ‘influencer’ me mbi 4 milionë pëlqime në platformë që ndiqet më së shumti për videot e stilit të jetesës.

Në një bisedë me të rinjtë e “Gjenerata Alfa” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Amela tregon për jetën e saj si një ‘influencer’, grupmoshën në të cilën videot e saj kanë ndikim por edhe anën e errët të rrjeteve sociale.

Amela Buzi: Target grupi im zhvillohet diku te 18 vjeç deri te 60 vjeç, çuditërisht, megjithëse nuk mendoj që ndonjëherë kam postuar diçka që është ndoshta aq e përshtatshme për grupmosha më të mëdha duke qenë se…

Ardit Gjebrea: Për çfarë mendon se të ndjek ty një 60-vjeçar?

Amela Buzi: Ndoshta ndonjëherë për udhëtimet,  për eksperiencat sepse unë flas shumë për eksperiencat e mia mbi jetën çfarë kam kaluar duke qenë se jetova gati 7-8 vite jashtë dhe besoj që edhe për një 60-vjeçar do të ishte një perspektivë interesante.

Ardit Gjebrea: Ka nga ata që të ngacmojnë? Të vërtetën.

Amela Buzi: Jo më së shumti, jo nëpër komete duke qenë se unë i kam edhe… është një opsion që mund t’i filtrosh komentet dhe çfarë fjalësh mund të komentohen, shumicat i kam filtruar dhe nuk kanë aq akses ndaj meje në atë lloj aspekti,  por marr shumë mesazhe private që mund të jenë jo aq të këndshme, si të gjithë, jo vetëm unë.

Ardit Gjebrea: Për shembull?

Amela Buzi: Për shembull  çfarë?

Ardit Gjebrea: Çfarë kërkojnë? Të shajnë, të kërkojnë të të njohin, kërkojnë ndonjë takim privat?

Amela Buzi: Ndonjëherë janë të shara, ndonjëherë kërkojnë favore të cilat nuk janë të plotësueshme.

Amela shton se duke pasur një bazë të konsiderueshme ndjekësish, tregohet e kujdesshme dhe e përgjegjshme në atë që u servir. Sipas saj, ka edhe ‘influencer’ që reklamojnë produkte apo shërbime vetëm për hir të vlerave monetare, por ajo tregohet 100% e vërtetë pasi gjithçka nisi veç si argëtim.

Amela Buzi: Ka qenë kohë pak pas Covid-it, sa isha kthyer nga një semestër shkolle në Nju-Jork, isha në Shqipëri, isha sëmurë dhe nuk po rrija në shtëpi me familjarët e mi, por më kishin vendosur në hotel, në Tiranë. Nga aty thjesht vendosa që të bëja një video duke qenë se modën e kam pasur pasion që e vogël.

Ardit Gjebrea: Në fakt ti je më shumë në lifestyle, nga ajo që pashë në TikTok.

Amela Buzi: Po, duke qenë të bërit video e kam pasur pasion që e vogël, thashë pse mos ta hedh këtë video që sapo bëra? E hodha, mori shumë klikime dhe që nga aty vazhdova se thashë nuk po më duket keq, më shijoi.

Ardit Gjebrea: Është një mënyrë fitimi?

Amela Buzi: Deri diku.

Ardit Gjebrea: Pse, merren para?

Amela Buzi: Merren para, zakonisht nga bashkëpunimet që bën. Unë nuk mund ta quaj veten si dikush që gjeneron ndonjë të ardhur të madhe sepse nuk bëj shumë bashkëpunime.

Ardit Gjebrea: Është relative, varet se njeriu nuk ngopet asnjëherë.

Amela Buzi: Jo, jam shumë modeste në atë pjesë dhe realisht nuk është se gjeneroj ndonjë të ardhur të madhe sepse nuk bëj shumë bashkëpunime dhe në të njëjtën kohë nuk dua që të më humbë ai origjinaliteti për të cilin po flisnim që unë ta mbush aty me reklama. Më shumë më intereson që të dalë karakteri im./tvklan.al