Veç ndërlidhjes me njëri-tjetrin, ndarjes së fotove e videove dhe ndërveprimit, rrjetet sociale kanë edhe anët e tyre të errëta. Predispozimi ndaj llogarive false që shtiren sikur janë dikush i njohur, dërgimi i imazheve drejt këtyre llogarive që më pas i ruajnë për qëllime dashakeqe janë një ndër rreziqet që ekspozohet kushdo, por grupmosha më e cenueshme sërish mbeten të miturit.

Influencerja Amela Buzi ndan me të rinjtë e “Gjeneratës Alfa” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan një episod që i ka ndodhur kur sapo kishte hapur një llogari në Instagram. Fotografitë e saj dhe të shoqeve nisën të përdoreshin për të hapur faqe të ndryshme pasi ua kishin dërguar të njëjtit përdorues.

Amela Buzi: E kam hapur Instagram-in  kur kam qenë 10  vjeçe dhe ka qenë viti i parë kur ka dalë Instagram-i, të gjithë në klasën time e hapën, ishim në klasën e pestë, thjesht fëmijë, donim ta  provonim, gjë e re. Le të themi që na jepte si adrenalinë ajo ideja e të folurit me njerëz të panjohur, fakti që kishim akses ndaj të gjithë botës. Në biseda që kemi bërë kështu si në grup shoqëror me njerëz të panjohur, kemi dërguar një foto unë dhe disa shoqe të miat, ishim thjesht me fytyrat tona, por ne ishim  fëmijë dhe duke mos e ditur që po flisnim me dikë që ishte moshë e madhe, kujtonim se po flisnim me një moshatar tonin. Në atë kohë ka qenë ende opsioni që ti e shihje që mund të të bëhej ‘screenshot’ nga Instagram-i dhe nga ai ‘screenshot’ pastaj ne vumë re që po i njëjti ‘account’ me të cilin po  flisnim, po hapnin disa faqe të ndryshme  me fotot tona. Kur kam qenë shumë e vogël, edhe unë jam bërë viktimë e kësaj gjëje dhe media sociale ishte diçka shumë e re për bashkëmoshatarët e mi. Ishte shumë e çuditshme për ne dhe na vinte si shok ndërkohë që sot i dëgjojmë kudo dhe kam përshtypjen edhe masat që marrim vetë ne si individë, janë më të mprehta se ç’do të ishin atëherë.

Edhe të rinjtë në studio pranojnë se kanë llogari false për arsye të ndryshme, kryesisht për të ndjekur njerëz që nuk duan ta mësojnë se po u shohin profilin. Por motivi i Francit shkaktoi shumë të qeshura në studio.

Franci: Unë për vete ‘account’-in ‘fake’ e mbaj për t’i bërë ‘like’ fotove të ‘account’-it tim real. Që të jem i sinqertë fare.. 

Ardit Gjebrea: Shton ‘like’-t e tua.

Franci: Po, kam bërë nja 5 ‘account’, 5 like nëpër ‘story’ e gjëra, shkojnë mirë./tvklan.al