Asnjë masë sigurie për parandalimin e koronavirusit

Kështu u festua Kurban Bajrami gjatë fundjavës në Turqi. Ishin të shumtë ata që iu drejtuan ishujve për të festuar. Shumë të tjerë nuk shkuan dot pasi nuk gjetën bileta.

Siç duket edhe nga pamjet vapori është i mbushur plot. Nuk ka asnjë maskë dhe nuk bëhet fjalë për distancim fizik. E njëjta situatë edhe në plazhe. Zgjodhën detin për të mposhtur temperaturat e larta, por sërish distancimi nuk ruhej.

Me rastin e festës autoritetet shëndetësore hoqën të gjitha kufizimet. Kjo u shfrytëzua nga njerëzit që u dyndën nëpër rrugë. Pamje të tilla kanë shkaktuar panik te qytetarët dhe në media po flitet për një riizolim në qytetet ku ka më shumë të prekur. Në Turqi në total janë rreth 233 mijë të infektuar dhe 5730 viktima.

Tv Klan