Prej gjashtë ditësh shteti nuk u përgjigjet kërkesave të tyre

Në ditën e gjashtë të grevës së urisë, naftëtarët e Ballshit kanë shfaqur komplikacione të rënda shëndetësore, pasi disa prej tyre janë me sëmundje të mbartura prej vitesh, për shkak edhe të punës shumë vjeçare në uzinën e naftës.

Në një pjesë të ambienteve të uzinës qëndrojnë në grevë 10 punonjës të rafinerisë ndërsa janë të vendosur për të vijuar grevën e tyre deri në zgjidhjen e kërkesave pavarësisht shqetësimeve shëndetësore.

Ndonëse është dita e gjashtë e grevës, ata thonë se nuk kanë patur asnjë komunikim apo reagim qoftë nga përfaqësuesit e kompanisë, ashtu edhe nga autoritetet. Ata kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura dhe rinisjen e punës normalisht në uzinë.

Klan Plus