“PS do fitojë sërish se është pranë halleve të njerëzve”

Zallbastari ishte ndalesa e radhës e takimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me asambletë socialiste lokale. Për Kryebashkiakun Veliaj puna e qeverisë dhe e Bashkisë së Tiranës nuk është e përqendruar vetëm në qytet, por vëmendje të veçantë i është kushtuar edhe fshatit. Dhe për këtë ai tha se Zallbastari është një dëshmi e punëve që ka bërë Bashkia e Tiranës në këto 5 vite.

Kryebashkiaku kërkoi që në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit të votojnë Partinë Socialiste, si e vetmja forcë politike që gjendet pranë halleve të qytetarëve. Ai nuk harroi të thumbojë edhe kundërshtarët politikë, që sipas tij, pushtetin e duan vetëm për interesat e tyre.

Prej disa ditësh, Veliaj, në cilësinë e koordinatorit politik për Qarkun Tiranë ka ndërmarrë një tur takimesh me socialistë të të gjitha njësive administrative të Tiranës.

Tv Klan