Kanali zyrtar i RTV KLAN në platformën YouTube ka arritur mbi 1 milion “subscribers” në muajin Shtator 2020 me një total prej 87,485 videosh të ngarkuara në kanal të cilat kanë kapur shifrën e mbi 1,4 miliardë shikimeve.

Sot pranë ambienteve të Tv Klan në Tiranë ka mbërritur çmimi “The Gold Creator Award” nga YouTube i cili i jepet kanaleve që arrijnë mbi 1 milion abonentë.

Që prej asaj dite kanali zyrtar i RTV KLAN në YouTube vijon të rritet me ritme të shpejta me një numër impresionues shikuesish shqipfolës në më shumë se 50 vende të botës.

“Jeni pjesë e një grupi dinamik krijuesish të cilët po ndërtojnë gjeneratën e re të kompanive mediatike, çdo ditë po rindërtoni mënyrën se si krijohen dhe shikohen videot,” shkruan Susan Wojcicki, CEO e platformës YouTube në letrën e dërguar për Tv Klan.

Një falenderim shkon për të gjithë ndjekësit e programeve të Tv Klan kudo në botë përmes platformës YouTube e cila rritet çdo ditë. /tvklan.al