Bale ‘njeri-asist’ ndaj Turqisë, hipotekojnë vendin e tretë

Uellsi është praktikisht në raundin e 1/16-ave të Euro 2020. E udhëhequr nga një Gareth Bale fantastik, Uellsi siguroi fitoren e parë në grupin A, por që mund të jetë shumë për fatin e saj, pasi vendi i tretë është i hipotekuar dhe mund të kalojë si pozicioni i tretë më i mirë i kompeticionit.

Uellsianët mposhtën pastër 2-0 Turqinë në Baku, me kombëtaren ballkanase që tashmë koleksionon humbjen e dytë pas asaj me Italinë dhe eliminimi është thuajse i sigurtë.

Bale shërbeu tek të dy golat e Uellsit, por dështoi për të shënuar vetë, duke shpërdoruar një penallti.

Klan News