Italia është e interesuar per thellimin dhe nxitjen e biznesit të saj në Shqipëri. Ka deklaruar sot Zëvëndës Sekretari Italian i Shtetit për Punët e Jashtme Umberto Ranieri gjatë takimit me Kryeministrin Majko. Kjo vijoi ai pasi situata në Shqipëri po njeh përmirësime të dukshme. Kosova, u shpreh Majko, ishte një bombe në pritje për të shpërthyer, tani që gjithçka ka marrë fund janë zhdukur dhe dyshimet e biznesit për të kryer investime.

Në takimin me Zëvëndës Kryeministrin Ilir Meta, Ranieri u shpreh se ka një vlerësim pozitiv në përpjekjet e bëra kundër trafiqeve ilegale. Meta dhe Ranieri shprehën angazhimet e qeverive që përfaqësojnë për bashkërendimet e punës në luftë kundër krimeve dhe trafiqeve të paligjshme. Ranieri tha se Koridori 8 është një nga prioritetet e Qeverisë Italiane.

Sipas Metës integrimi europian i rajonit ballkanik nuk mund të mbetet peng i vullnetit diktatorial të Millosheviçit pasi çdo vend duhet të integrohet në bazë të vlerave demokratike që ai realizon. Takimet e Ranierit kanë vazhduar me Ministrin e Jashtëm Paskal Milo. Në përfundim Milo e Ranieni kanë deklaruar :

Të dy sëbashku kemi realizuar edhe njëherë tjetër prioritetet në kuadrin e Paktit të Stabilitetit dhe kemi insistuar në projektet e infrastrukturës siç janë projektet e Koridorit 8 , portet e Durrësit dhe Vlorës dhe mjaf projekte të tjera tashmë të njohura prej nesh. Po kështu zotit Ranieri i kemi dërguar në emër të qeverisë shqiptare që të kemi një mbështetje edhe më të fuqishme vitet e ardhshme në kuadrin e dialogut politik se Shqipëria të ketë në Bashkimin Europian. Të mbështeten kërkesat tashmë të njohura të Shqipërisë që tu hapen rrugët negociatave për nënshkrimin e marrëveshjes të stabilitetit dhe asocimit me Bashkimin Europian. “

Ranieri ka diskutuar me hollësi me Ministren e Bashkëpunimit Ekonomik Ermelinda Meksi rreth investimit italian prej 60 miliard liretash për përmirësimin e rrjetit shpërndarës të ujit të pijshëm të Kryeqytetit si dhe për disa financime në segmentet e Koridorit 8. Ranieri është takuar dhe me kryetarin e ri të PS, zotin Fatos Nano në selinë rozë./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego