Harmonia dhe bashkëjetesa e feve të ndryshme është një nga veçoritë më të rralla të popullit tonë, gjë që e ka dalluar nga shumë kombe të tjera. Duke parë këtë fakt si dhe për të përforcuar këtë harmoni fetare USAID ka dhënë një fond prej 1.3 milionë dollarë për një OJQ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e quajtur “Word learning”, e cila do të zbatojë projektin “Përfocimi i harmonisë fetare”. Me këtë rast u miratua dhe u firmos një memorandum mirëkuptimi i cili synon të vazhdojë në rrugën e traditës së fortë të bashkëjetesës paqësore midis grupeve fetare të Shqipërisë për të forcuar më tej mirëkuptimin midis njerëzve të besimeve të ndryshme. Në nënshkrimin e këtij memorandumi merrte pjesë dhe zëvendësambasadori i USAID-it për Evropën dhe Azinë. /tvklan.al