Një grup jelekëverdhë u filmua teksa dhunonin një gazetar për motive të paqarta, në qytetin verior të Rouenit në Francë. Aktet e dhunës në valën e 9 të protestave u shtrinë në shumë qytete të mëdha. Harku i Triumfit u shndërrua sërish në arenë përleshjesh mes protestuesve dhe policisë.

Dhuna nuk mungoi as në Strasburg. Të ashpra ishin edhe përleshjet në Nantë.

Manifestuesit hodhën parulla, ku kërkonin dorëheqjen e presidentit Emmanuel Macron, të cilin e shohin si përgjegjës për reformat ekonomike, të cilat sipas tyre ua kanë vështirësuar jetesën. Protestat nuk i ndalën as lëshimet që qeveria franceze u bëri manifestuesve gjatë javëve të fundit duke u tërhequr nga disa reforma si ajo që rrit çmimin e naftës.

Protestuesit nuk tërhiqen dhe nuk pranojnë të dialogojnë me Presidentin Macron, i cili ka ofruar të takohen drejtpërdrejtë me ta.

Tv Klan