Prezanton koleksionin pranverë/verë 2023, dominon e kuqja

Në Javën e Modës marka e njohur Valentino ka prezantuar koleskionin Pranverë-Verë 2023. Shfaqja e Valentinos, përfshinte veshje të tejdukshme të zbukuruara me temina.

Ajo që është vënë re është që shumë stilistë të njohur, kanë preferuar që në sezonin Pranverë-Verë 2023, kanë zgjedhur një larmishmëri ngjyrash, të ndezura si, jeshilja, e verdha, bluja, etj.

Ndërsa stilisti Valentino, gjatë Javës së Modës prezantoi  veshje, të cilat tregojnë klas, elegancë, të gjitha në ngjyrën e kuqe, nga këpucët, getat dhe fustanet.

Veshjet për meshkuj përbeheshin kryesisht me ngjyra nude në kostume ashtu edhe në veshjet Casual.

Java e Modës është zhvendosur në Paris, që prej 26 Shtatorit dhe do të zgjasë deri më 4 Tetor. Markat më të njohura në botë kanë prezantuar koleksionet e tyre pranverë/verë 2023.

Klan News