Francezët vazhdojnë të përjetojnë emocionet e Kupës së Botës. Kombëtarja u shpërnda dhe futbollistët iu drejtuat qyteteve ku banojnë duke rikthyer në këtë mënyrë edhe një herë festën.

Në Nice, kapitenit të kombëtares Hugo Lloris i rezervuan një pritje madhështore. Portieri doli në ballkonin e bashkisë. Samuel Umtiti është pritur nga efektivët e policisë. Ndërsa Raphaerl Varane në klubin e tij të origjinës Lens.

Fare pak jashtë Lyon në qytezën Vaulx-en-Velin, edhe Nebil Fekir kishin dalë ta prisnin të gjithë banorët. E veçantë ishte pritja edhe për Benjamin Pavard. Në sheshin para bashkisë së Jeumont, qytezë në kufi me Belgjikën, ishin mbledhur qindra qytetarë.

Mijëra qytetarë kishin dalë të prisnin edhe Antoine Griezmann në qytetin e tij Macon.

Të gjithë lojtarët kishin me vete edhe kopje të Kupës së botës të cilat i kishin sjellë nga Rusia.

Tv Klan