Mehmet Ibaj dhe Niko Thana, dy mjekët e arrestuar pas vdekjes së 25-vjeçares Rexhina Debrova u lanë të lirë nga Gjykata e Elbasanit, e cila vendosi për ta masën “detyrim paraqitje” deri në përfundim të ekspertimit mjeko-ligjor.

Kardiologu dhe reanimatori u arrestuan për mjekim të pakujdesshëm. Megjithatë gjatë marrjes në pyetje ata i mohuan akuzat. Ata thanë se Debrova ndërroi jetë si pasojë e një patologjie që hyn në rastet e rralla të komplikacioneve.

Gjatë kohës që në gjykatë zhvillohej seanca për masën e sigurisë, jashtë saj ishin mbledhur familjarët e viktimës, të cilët kërkuan që mjekët të liheshin në burg. Në krahë, ata mbanin edhe foshnjen e porsalindur të 25-vjeçares.

Mjekët u arrestuan pasi familjarët e së resë i akuzuan për neglizhencë dhe mungesë profesionalizmi. 25-vjeçarja Rexhina Debrova humbi jetën pas lindjes në spitalin e Elbasanit më 22 Prill.

/tvklan.al