Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës: Vetëm duke punuar bashkë e çojmë  vendin përpara  

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar turin e anëtarësimeve të reja në njësinë 2, ku ftoi të gjithë të rinjtë që kanë ide të mira të bëhen pjesë e familjes socialiste, të cilët i cilësoi si një skuadër të mirë sportive.

“Partia Socialiste është si një skuadër e mirë sportive, e cila sa më shumë stërvitet dhe disiplinohet, luan në skuadër dhe prodhon ekip, aq më shpesh fiton dhe jep rezultat.”

Ai i ftoi të gjithë të rinjtë që t’i bashkohen forcës më të madhe politike në vend dhe forcës vendimmarrëse për të ardhmen e vendit.

“Sot qyteti drejtohet nga Partia Socialiste, nga forca jonë, sot edhe Republika, qeveria, drejtohet nga Edi Rama dhe Partia Socialiste. Kjo do të thotë se anëtarësia e forcës politike që merr vendimet, të qenit aktiv në forcën që ndan mënyrën sesi ecën përpara vendi, ndan mënyrën sesi ecën përpara qeveria, bashkia, në forcën që harton ligjet në parlament, është të jesh pjesëmarrës dhe të jesh aksioner aty ku merren vendimet.”

Veliaj i cilësoi të rinjtë si motorri i shoqërisë dhe i Partisë Socialiste.

Klan News