Njësoj si kampionati europian i futbollit që u shty, edhe Lojërat Olimpike kanë pasur të njëjtin fat. Shkaku… koronavirusi.

Këtë të hënë është lajmëruar se Lojërat Olimpike Tokyo 2020 do të shtyhen për vitin tjetër dhe do të zhvillohen nga 23 Korriku deri më 8 Gusht të 2021-shit.

Vendimin e mori Komiteti Ndërkombëtar Olimpik. Olimpiada duhej të ishte zhvilluar këtë vit, por u shty javën e kaluar për një afat të pacaktuar. Edhe Lojërat Paraolimpike do të mbahen vitin tjetër.

Megjithatë është vendosur që emri i olimpiadës për vitin tjetër të qëndrojë akoma Tokyo 2020, pavarësisht faktit se po zhvillohet një vit tjetër./tvklan.al