“Check In” këtë herë “fluturoi” në Izmir. I gjendur në bregun e Egjeut, ai është qyteti më i tretë më i madh i Turqisë. Izmiri është qendra kryesore tregtare e rajonit, me një aeroport dhe port të stërmadh, kafene, restorante etj. Turistët në Izmir shpesh e përdorin qytetin si bazë për të vizituar vende të tjera të interesit, të tilla si rrënojat në Efes dhe shtëpia e Virgjëreshës Mari.

Një itenerar të ngjashëm do të ndjekin edhe dy personazhet e “Check In”, Albana Nanaj dhe Dorina Daka në aventurën e tyre të radhës.

Dorjana Daka:

Këtu jemi në sheshin e Republikës, një nga zonat më të bukura të qytetit, me Ataturkun e madh në sfond, Egjeun përballë. Është interesante sepse në fund të viteve ’90, kryetari i bashkisë të qytetit të Izmirit ka qenë një shqiptar dhe ka bërë shumë ndërtime dhe rregullime dhe mbahet mend për mirë në këtë qytet.

Albana Nanaj:

Ahmet Prishtina. Na bëhet qejfi kur kemi shqiptarë kaq aktivë nëpër botë.

E meqë përmendëm Ahmet Prishtinën, Izmirin nuk mund ta konceptosh pa praninë dhe kontributin e shqiptarëve ndër vite.

Dhe pse në Turqi nuk ka statistika në bazë etnie, shoqatat shqiptare thonë se në Izmir e në rrethina, ndodhen 1.5 milion shqiptarë ose arnautë, siç na quajnë turqit.

Një pjesë shumë e madhe janë çamë dhe kosovarë dhe janë vendosur në zonën e quajtur Karshiaka.

Dorjana Daka:

Kjo është një nga zonat më të frekuentuara të qytetit, ditën dhe natën, nga vendasit dhe veçanërisht turistët e huaj.

Kafenetë dhe restorantet aty kanë çmime pak më të shtrenjta se ato në qytet, por janë gjithsesi të arsyeshme.

Një kafe kushton një euro e gjysmë, ndërsa një çaj 25-50 cent. Në Turqi ushqimi nuk është i shtrenjtë, 1 euro është e barabartë me 5 lira dhe me 50 lira mund të hash një vakt të mirë shoqëruar me një birrë.

E ndërsa turistët shkojnë e vijnë, ata që qëndrojnë gjithmonë aty janë peshkatarët. Disa e bëjnë për të kaluar kohën dhe disa të tjerë për t’u ushqyer, ose për ta shitur peshkun.

Nga qendra e qytezës së qetë të Efesit, distanca që të ndan nga lashtësia është vetëm 3 kilometra.

Dorjana Daka:

Është një botë e jashtëzakonshme. Është si të kthehesh pas në histori, në një nga civilizimet më të mëdha të kohës së lashtë, një qendër e madhe tregtare, më pas një qendër e madhe e përhapjes së krishtërimit, më pas një muze, ku ti kridhesh në lashtësi, kridhesh në epokën romake, në atë greke kanë kaluar më pas pushtues të tjerë, në një qytet, shtet madhështor i cili është rrënuar, është djegur, është ringritur, si simboli i qëndresës dhe i rikthimit të gjërave të bukura dhe të vlerës.

Ato nuk lënë pa vizituar edhe momentin gjigant të Nastradinit. Një figurë shumë e dashur për turqit dhe për të gjithë Ballkanin.

Një filozof i lindur në 1200, njeri që ka qenë dhe shumë bamirës dhe i cili është shndërruar në një mik të fëmijërisë të të gjithëve./tvklan.al