Shkodër – Kamerat e sigurisë në lokalin ku ndodhi masakra në Dajç të Shkodrës kanë arritur të fiksojnë  momentin para, gjatë dhe pas atentatit ku mbetën të vrarë dy persona dhe të plagosur 4 të tjerë.

Tvklan.al

ka arritur të sigurojë videon para momentit të atentatit, ku në të njëjtën tavolinë prej 9 personash, ku luhej poker, ndodheshin autori dhe të dëmtuarit.

Miklovan Parubi duket i ulur në tavolinë i veshur me një xhup dhe pantallona gri si dhe bluzë të zezë.

Pas një debati me një prej personave të ulur në tavolinë, 33 – vjeçari Parubi është larguar, për t’u rikthyer me një automatik kallashnikov dhe ka qëlluar në drejtim të të gjithë personave që ndodheshin brenda lokalit të Ajet Saitit./tvklan.al