Hajduti thyen xhamin e makinës së notarit italian Lorenzo Zazzeri

Kthimi në Itali pas suksesit dhe ëndrrës së jetuar në Lojërat Olimpike të Tokios është kthyer në një makth për sportistin italian, Lorenzo Zazzeri. Fituesi i medaljes së argjendtë në kategorinë 4×100 në stilin e lirë është përballur me një befasi të madhe në Firence. Çanta ku ndodhej edhe medalja e argjendtë e fituar në Japoni u vodh. Keqbërësi fillimisht theu xhamin e makinës së tij për të marrë më pas çantën, ku sipas italianit gjendej edhe medalja.

“Çanta e Olimpiadës u vodh. Shpresoj që të ketë njerëz të mirë. Të ruajë të mirat materiale dhe të më kthej kujtimet”, shkruan sportisti në rrjetin social Instagram.  

Një akt vërtetë i turpshëm ky nga ana e hajdutit, teksa mbetet të shihet se si do të reagojë pas këtij denoncimi dhe a do arrijë Zazzeri ta ketë sërish medaljen e tij olimpike.

Klan News