Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Viktima të reja në kufirin verilindor. Shtetasi Gëzim Dauri, 36-vjeç nga Puka, ndërsa po kalonte me një makinë me dërrasa në Kosove ka rënë në mina të cilat i kanë shpërthyer nën këmbë, i cili është dërguar nga spitalin i Gjakovës nga forcat e KFOR-it. Afesitë e piramidës C4 në Kamenicë në Tropojë janë të mbushura me mina të lëna nga ushtarët serbe që nga koha e konfliktit në Kosovë.

Pastrimi i imtësishëm i zonës së minuar në këtë zonë nuk ka nisur ende kjo sepse Ministria jonë e Mbrojtjes ndihet e pafuqishme për këtë aksion gjigand ndërkohë që ndihma e organizatave të huaja të posacme për çminime ka munguar plotesisht. Në këto kushte numri i viktimave të minave pritet të shtohet më shumë./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj