Ndërprerja e reshjeve të dëbores përmirëson gjendjen e rrugëve, hapet Qafë Thana

Shënohet viktima e parë nga acari në vendin tonë. Një e moshuar ka humbur jetën në Dibër pasi ajo mbeti e bllokuar në rrugë. E moshuara po transportohej për në spital me një automjet që u bllokua në fshatin Limjan të Peshkopisë për rreth 2 orë.

Ajo nuk mundi që të duronte temperaturat e ulëta disa gradë nën zero që kanë përfshirë zonën prej disa ditësh.

Ndërkohë, është përmirësuar situata në qarkun e Korçës. Rrugët që lidhin qendrën e juglindjes me qytete të tjera janë të kalueshme, por me zinxhirë. Të qarkullueshme janë edhe akset drejt zonave turistike.

Është e hapur edhe rruga që të çon në doganën e Qafë Thanës duke bërë që të lëvizin udhëtarët e bllokuar në kufi për shkak të acarit.

Edhe në qarkun e Elbasanit të gjitha akset janë të kalueshme. Vetëm në disa segmente ka prani ngricash dhe hidhet vazhdimisht kripë.

Situata është përmirësuar edhe në Shkodër në zonat ku pati probleme. Sipas autoriteteve të gjitha akset janë të qarkullueshme por është i domosdoshëm përdorimi i zinxhirëve.

Klan News