Një makinë e dizenjuar për të “zhveshur” ajrin nga ndotja teksa ecën është ekspozuar në Festivalin e Shpejtësisë ‘Goodwood’.

Krijuar nga dizenjuesi Britanik Thomas Heatherwick, shpresohet që ‘Airo’ të prodhohet në Kinë në 2023, me planet për t’u prodhuar miliona të tilla.

Dizajni ka për qëllim të adresojë jo vetëm problemin e ndotjes, por gjithashtu të ndihmojë në zgjidhjen e “krizës për hapësirë”.

Skeptikët janë të bindur se s’mund të jetë asgjë më shumë se sa një makinë konceptuale.

Thomas Heatherwick

Makina, e cila u ekspozua për herë të parë në sallën e makinave në Shanghai në Prill, ka një strehë të madhe prej xhami ndërsa interiori është dizenjuar të duket si një dhomë, me karrige të lëvizshme të cilat mund të shndërrohen në shtretër dhe një tavolinë qendrore që të jetë në funksion të mbledhjeve apo vakteve.

Kjo makine ka për qëllim të mbledh një sasi ndotjeje sa një top tenisi në vit. Mund të duket shumë pak, por mendojeni një top tenisi brenda mushkërive tuaja! Për më tepër që nuk do të jetë vetëm 1, por mijëra makina të tilla vetëm në Kinë të cilat do të ndihmojnë në filtrimin e ajrit.

Skeptikët nga ana tjetër ende nuk janë të bindur për funksionalitetin apo produktivitetin e kësaj makine, pasi sasia e ndotjes që makina mendohet të mbledhë është një sasi pothuajse e pakonsiderueshme.

Airo

Ideja e dytë kryesore që qëndron pas dizajnit të kësaj makine është hapësira. Duke marrë parasysh hapësirën që na është dashur të kemi për shkak të Covid ky normalitet i ri u bë për ne një nevojë për distancë.

Inspirimi për këtë lloj hapësire në një makinë vjen nga vendet e klasit të parë në avionë, të cilat të japin mundësinë të bësh çdo gjë.

Makina mendohet të kushtojë rreth 40,000 Pound, ç’ka shihet si një çmim i arsyeshëm.

The Airo

/tvklan.al