Brdaric: Kësaj here kam besim se do të fitojmë

Padyshim që Vllaznia-Laçi është kryesfida e javës së 27 të Superligës, që mbyll edhe fazën e tretë. Shkodranët këtë sezon nuk i kanë marrë asnjë pikë kurbinasve, por trajneri Thomas Brdaric beson se kësaj here do të festojnë.

“Laçi është i vetmi ekip të cilëve nuk i kemi marrë asnjë pikë dhe besoj se kësaj here do ia dalim. Këtë javë kemi punuar shumë dhe jam shumë i kënaqur me ekipin”.

Skënderbeu po ecën mirë në javët e fundit, ku ka fituar dy takime në transfertë që kanë sjellë besim. Skuadra korçare do të presë Tiranën që kërkon të afrohet me kreun.

“Jemi skaje të ndryshme dhe padyshim që Skënderbeu do të luajë për ta fituar ndeshjen”.

“Unë mendoj që në situatën ku jemi, çdo ndeshje është e rëndësishme. Nuk duhet të mendojmë për transfertat që kemi prapa, por vetme për ndeshjen e nesërme”.

Kukësi do të përpiqet që të dalë nga kriza e rezultateve që po e zbret në klasifikim. Trajneri Mirel Josa kërkon që ekipi të jetë më i qartë para portës. Kundërshtari i radhës Kastrioti është një ekip i vështirë.

“Mendoj se ne duhet të lirohemi psikologjikisht sa i përket mënyrës se si skuadra del deri te zona e rreptësisë së kundërshtarit dhe nuk kemi forcën e duhur për të goditur”.

Të shtunën do të luajë edhe Teuta me Apoloninë në Fier. Java e 27 do të mbyllet të dielën me takimin Partizani-Bylis.

Tv Klan