Klasikja e futbollit shqiptar mes Tiranës dhe Vllaznisë përfundoi në barazim 1-1. Në ndeshjen e luajtur në “Selman Stërmasi’ fillimisht kaloi Tirana në avantazh në pjesën e parë.

Në të dytën bardheblutë u gjendën me 10 lojtarë dhe Vllaznia pati mundësi të barazonte.

Partizani u mund nga Laçi i Shpëtim Duros 3-2. Skënderbeu fitoi me Bylisin ndërsa Apolonia mori fitoren e dytë të sezonit, kësaj here ndaj Kastriotit.

Ndeshja e fundit e javës së 12 do të jetë Kukësi – Teuta.

Tv Klan