Rezarta Shkurta pas tre vitesh del në studion e ekranit të Televizionit Klan, në emisionin“Xing me Ermalin”.

Ti je me Partinë komuniste?

Di vetëm të të them këtë gjë , unë nuk jam me demokracinë false.

Ke filluar karrierën tënde si artisë, je marrë më këngën në fillim apo me modeling?

Unë kam nisur të këndoj që në moshën 10 vjeçare. Kam kënduar një këngë për qytetin tim, për Durrësin dhe më pas mora pjesë tek Miss Durrësi.

Edhe pse nuk doja ta bëja këtë pyetje, por ka shumë njerëz që janë kuriozë. Ka mëse dy vite Eramli, bashkëshorti jot mungon në shtëpi. A beson se Ermali është i pafajshëm?

Nuk do doja të më pyesje, a beson, sepse çfarë besoj unë çfarë nuk është në realitet. Meqë unë vendosa të vi këtu, nuk dua të bëj se kjo është surprizë sepse dhe e prisja. Unë do them gjerat që janë, pastaj e ke ti të drejtën  të besosh apo jo. Ajo që nisi, ishte jo korrektë nga organet kompetente, ku deklaruan se nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, kapet në Xibrake kapet me 300 mijë euro në makinë. Që këtu nis gënjeshtra,  pasi Ermali jo vetëm që nuk i kishte këto para që thonë janë para fantazim. Në ishim bashkë në Durrës. U thanë shumë gjëra qesharake jo vetëm nga organet kompetente por edhe nga media edhe pse kjo e fundit këtë punë ka. Jeta luksoze e tyre, sepse kjo jetë luksoze që mediat paraqitën unë nuk e kisha parë. U bëra pronare e një Ferrari i cili është marrë borxh për të realizuar një videoklip artistik. Ermal Hoxha u penalizua sepse ishte nipi i Enver Hoxhës, u mediatizua aq shumë kjo histori sa duhej futur brenda dhe policia nuk mund të dekonspironin paaftësinë e tyre. Dhe sot kanë kaluar 2 vjet dhe ai vazhdon të qëndrojë brenda.

rezarta

Ti mendon se kjo është një padrejtësi?

Jo, unë nuk e mendoj, por ajo është padrejtësi. Nuk dua të zgjatem shumë dhe madje sot thashë shumë. Dhe një pjesë e mirë e njerëz do vazhdojnë të flasin dhe janë të lirë ta bëjnë. Por, unë sot zgjodha me dozë të vogël të them se çfarë është e vërteta.

Si u sollën njerëzit pasi ndodhi kjo ngjarje, ndodhi një braktisje globale, u frikësuan të afërmit?

Para se të tregoj braktisjen, dua të tregoj se kam pasur mbështetjen nga njerëz të afërt, si familja por edhe miq. Ditët e para, nuk kishte as një javë, që sapo kisha hapur kompaninë time “Hera Company”, qiradhënësi mbas një javë më dyfishon qiranë dhe më sjell një faturë dritash në emër të kompanisë së tij stratosferike. Pas dy ditësh me vjen dhe ekonomistja dhe me thotë nuk mund ta ndjekim më biznesin tënd.

Si e morët vesh lajmin, ku ishit në ato momente?

Ne ishim bashkë me Ermalin në momentin që pamë lajmin. Ermalin nuk e arrestuan, ne morëm vesh lajmin që ai po kërkohej dhe Ermali shkoi vetë për të parë çfarë problemi kishte.

rezartaaa2

Të flasim për projektet e tua, me këngën çfarë do bësh?

Sa të kem jetë do këndoj, por me hapa më të ngadaltë. Po përgatis një material, por ende nuk dua të flas. Ndoshta e sjell dhe në emisionin tënd.

Projekt tjetër përveç këngës?

Së shpejti do të dali një linjë këpucësh, për nëna dhe fëmijët njësoj. Do nisim njëherë për nënat dhe vajzat dhe më pas për baballarët dhe djemtë.

Pyetjet nga Facebook:

Si është jeta me Ermalin?

Asnjë njeri nuk jeton 10 vite me dikë nëse nuk është i lumtur.

Cila nga këngët e tua të pëlqen më shumë?

Ka disa këngë që më pëlqejnë, si p.sh. “Më fal” dhe e “Dehur”

Sa shoots përballoni?

Mund të them që nuk pi fare alkool.

Është e vërtetë që bëje sherr me çunat në 8-vjeçare?

Ka diçka të vërtetë aty, pasi në 8-vjeçare dhe në gjimnaz, kam qenë një çun i vërtetë me flokë të shkurtra dhe luaja futboll./TV KLAN