Aktorja turke, Birce Akalay është e njohur nga të gjithë shqiptarët me rolin e “Asllës” në serialin “Dashuri bardh e zi” e transmetuar në Tv Klan, i cili pati një sukses mjaft të madh.

Këtë periudhë ajo i është përkushtuar një serial të ri turk që do transmetohet së shpejti me titullin “Babil”, por ditët e fundit gjatë xhirimeve të serialit është ndjerë mjaft keq dhe ka përfunduar në spital.

Sipas mediave turke, Birce Akalay 36 vjeç vuan nga hernia diskale dhe duhet t’i nënshtrohet patjetër një terapie fizike.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, aktorja e ka shumë të vështirë të rikthehet në sheshxhirim dhe për këtë arsye ajo ka refuzuar çdo ofertë për punë. /tvklan.al