Raportim Live
0:10, 14 Maj 2025

Përfundon numërimi brenda vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë, në përputhje me afatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor. Procesi ka përfshirë të gjitha subjektet zgjedhore, partitë politike dhe koalicionet në 12 qarqet e vendit.

Sipas të dhënave paraprake të KQZ numri i zgjedhësve në listën brenda vendit ishte 3.467.962. Kanë votuar 1.458.251 zgjedhës, duke shënuar një pjesëmarrje prej 42.21%.

Procesi i votave nga jashtë vendit vijon…Lexo më shumë

22:46, 13 Maj 2025

Bardhi thyen heshtjen: Zgjedhjet nuk shprehin vullnetin real të qytetarëve

Gazment Bardhi theu heshtjen dhe bëri reagimin e parë pas zgjedhjeve të 11 Majit. Ai falenderoi mbështetësit demokratë, por thekson se është zemërthyer se zgjedhjet nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve.

Sipas tij, në Fier kishin përballë një bandë ministrash dhe drejtorësh të korruptuar. Bardhi paralajmëron se demokratët do të qëndrojnë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëzit e lirë… Lexo më shumë

download app
22:28, 13 Maj 2025

Starmer uron Ramën: Fitore historike në zgjedhje

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e fundit.

Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, ai shprehu mbështetjen për vijimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Urime Edi Rama për fitoren tuaj historike në zgjedhje. Me padurim pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë për të sjellë rezultate për qytetarët në të dy vendet tona,” shkroi ai.

21:44, 13 Maj 2025

Zelenksy uron Ramën për fitoren në zgjedhje

Një tjetër urim kryeministrit Edi Rama i ka ardhur edhe nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy. Ndër të tjera ai vlerëson qëndrimin e qartë të tij dhe Shqipërisë për Ukrainën.

“Përgëzime Edi Ramës dhe Partisë Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. Ju uroj sukses në shërbim të popullit shqiptar. Vlerësojmë qëndrimin tuaj të qartë dhe të palëkundur për nevojën e një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë, e cila mund të arrihet përmes një armëpushimi të plotë dhe pa kushte”, tha Zelensky… Lexo më shumë

21:28, 13 Maj 2025

Celibashi: Kemi numëruar 35% të votave të diasporës

Në një prononcim për mediat nga Parku Olimpik, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi dha shifrat më të fundit sa i takon procesit të numërimit të votave për kandidatët në rang kombëtar.

Sa i takon votës së diasporës, tha se deri në këtë moment janë numëruar 35% e totalit… Lexo më shumë

21:26, 13 Maj 2025

Plenkoviç dhe Sanchez urojnë Ramën për fitoren në zgjedhje

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç dhe kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, kanë uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhje.

Ndërkohë, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez u shpreh se fitorja tregon mbështetjen që shqiptarët japin për përpjekjet e vendit për anëtarësimin e vendit në BE… Lexo më shumë

21:09, 13 Maj 2025

“Braçe-Braçe”, shpërthejnë të qeshurat në KZAZ-në në Tiranë (Video)

Sot është dita e tretë e procesit zgjedhor. Prej mbrëmjes së të dielës, pas mbylljes votimit, ka nisur numërimi i votave.

Një proces i gjatë që edhe i lodh numëruesit ndonjëherë. Por jo për rastin në fjalë.

Një numërues në njësinë nr. 5 në kryeqytet ka shkaktuar humor teksa po kalonin në sitë votat preferenciale, pra për deputetët në listë të hapur… Lexo më shumë

20:51, 13 Maj 2025

Mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton

Drejtuesja politike e PS-së për Fierin, Belinda Balluku, në një komunikim për mediat tha se kundërshtarët nuk kanë më asnjë shans për të shtuar mandat në atë qark.

E pyetur për kundërshtarin e saj në këto zgjedhje, Gazment Bardhi, të deleguarin e PD-së në Fier, Balluku tha se vetëm një person ka mesazhe për të. Bëhet fjalë për kandidaten socialiste Zegjine Çaushi, e cila gjatë gjithë fushatës i ka lëshuar thirrje. Prandaj Balluku tha se nuk do ia marrë kënaqësinë të resë socialiste që t’ia japë atij një mesazh të fundit… Lexo më shumë

20:23, 13 Maj 2025

Thellohet avantazhi në Vlorë, PS “ha” kandidatin demokrat

Vota e diasporës është duke luajtur një rol të rëndësishëm për shpërndarjen e mandateve në Vlorë.

Deri në këto momente, Partia Socialiste ka shtuar në këtë qark duke shkuar në 9 mandate. Ndërkohë vetëm 3 shkojnë për PD.

Sipas të dhënave të deritanishme kjo do të çonte që PD-ja të mos arrinte as numrin e kandidatëve në listën e fiksuar.

Ai që e pëson është demokrati Atird Hoxha, i renditur i katërti në listën e mbyllur të PD-së. Deri para pak minutash dukej se ai do të futej në parlament, por socialistët thelluan avantazhin në qytetin bregdetar.

20:05, 13 Maj 2025

Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia

Numërimi i votave në Shqipëri po shkon drejt përfundimit. Teksa kanë mbetur edhe 64 kuti pa u numëruar ka një ndryshim në mënyrën si ndahen mandatet.

PD-ja ka rënë me 2 mandate duke shtuar PS-në dhe Mundësinë.

Më konkretisht në Qarkun e Tiranës demokratët kanë rënë në 13 mandate për momentin. Mandati në lojë për kryeqytetin i është shtuar Mundësisë së Agron Shehajt. Surprizë edhe në Vlorë… Lexo më shumë