Zv/presidenti amerikan Joe Biden nis sot  vizitën në  Ballkan, që përfshin Bosnjë-Hercegovinën, Serbinë dhe Kosovën.  Biden do të bisedojë me udhëheqësit e tri vendeve për domosdoshmërinë e përshpejtimit të reformave me qëllim të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Sipas ekspertëve Biden në këtë vizitë do të kërkojë nga liderët e Kosovës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut të pakicës serbe dhe mbrojtjen e trashëgiminë kulturore dhe fetare në Kosovë. Kryeministrit Hashim Thaçi në fakt do ti kërkohet të kalojë nga fjalët në vepra lidhur me evropianizimin e Kosovës. Shteti më i ri do të jetë temë e bisedimeve të Biden edhe në Bosnje Hercegovinë dhe Serbi, liderëve të të cilëve numri 2 i shtëpisë së bardhë do të theksojë edhe njëherë se Shtetet e Bashkuara e mbështesin Kosovën dhe do tu kërkojë  të mos minojnë shtetin e ri  me nxitje të separatizmit apo ndarjes.

Gjatë ndalesës në Beograd, zv/ presidenti amerikanë pritet të  theksojë domosdoshmërinë e Serbisë që të bëhet pjesë e pandarë e Evropës ndonëse po mbeten peng të korrupsionit, punëve të brendshme dhe situatës së Kosovës.  Sipas ekspertit të çështjeve ballkanike në Beograd Daniel Nelson, Biden pret nga Beogradi masa energjike në të gjitha tre frontet dhe se  vjen në Ballkan “pa shkopin dhe karotën“./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle