Rreth 1 milionë qytetarë mbushën rrugët e Hong Kongut të dielën, në një protestë masive kundër një projekt-ligji tejet të kritikuar të qeverisë për ekstradimin e të dënuarve drejt Kinës.

Nga përleshjet me policinë, që përdori edhe sprain lotsjellës për sprapsjen e turmës pati disa të lënduar.

Analistët politikë mendojnë se paketa ligjore do t’i lejojë Pekinit të arrestojë kundërshtarët politikë në territorin administrativ autonom.

Për qytetarët masa e re e qeverisë do ta vendosë Hong-Kongun nën regjimin diktatorial të Pekinit.

“Nëse projekt-ligji do të miratohet, kufiri mes Kinës dhe Hong Kongut do të zhbëhet”.

Por kryeministrja e vendit Carrie Lam, u shpreh e vendosur në miratimin  e ligjit që sipas saj do të vendosë drejtësinë në vend.

Tv Klan