Sipas autoriteteve u regjistruan 23 viktima më pak krahasuar me 10 ditët e fundit të Marsit

Situata e krijuar nga Covid-19 në vendin tonë gjatë javëve të fundit ka qenë më e qëndrueshme sipas raportimeve ditore të Ministrisë së Shëndetësisë. Duke iu referuar shifrave zyrtare rezulton se në 10-ditëshin e parë të muajit Prill janë regjistruar 2,998 raste pozitive me koronavirus, përkatësisht 959 infektime me pak se në 10-ditëshin e fundit të muajit mars.

Referuar buletinit të Ministrisë së Shëndetësisë në 10-ditëshin e parë të këtij muaji e kanë humbur betejën me Covid-19, 75 persona, nga 98 që rezultuan në 10-ditëshin e fundit të muajit Mars. 

Që prej mbërritjes së pandemisë në vendin tone në marsin e  2020 janë regjistruar mbi 128 mijë raste pozitive me Covid-19, ndërsa 2,310 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin.

Klan News