Kanye West është përfolur gjatë në media se është në një lidhje me modelen Irina Shayk. Dyshja u panë duke pushuar së bashku në jug të Francës ndërsa festuan ditëlindjen e reperit së bashku me miqtë e tyre.

Edhe pse West dhe Shayk nuk kanë folur ende publikisht për romancën e tyre, burime pranë çiftit thonë se ata janë në lidhje tashmë prej disa javësh dhe duket se gjërat mes tyre po shkojnë mirë.

Po cfarë mendimi ka Bradley Cooper për lidhjen e re të Irina Shayk?

Duke qenë se kanë një vajzë së bashku Lea De Seine, 3 vjeç kjo do të thotë që Cooper vazhdon të ketë interes në atë se me të cilën ish e dashura e tij po shoqërohet.

Bradley është plotësisht mbështetës për këdo që Irina zgjedh – ai thjesht dëshiron që ajo të jetë e lumtur,” bëjnë me dije burime pranë “Us Weekly”.

Ndarja e tyre ishte miqësore dhe të dy ata mbeten të përkushtuar për rritjen e vajzës se tyre. Gjithashtu edhe Kim e mbështet romancën e re e cila lulëzoi vetëm katër muaj pasi ata nënshkruan letrat për divorc.

Klan News