“Qëndrimet tona për liqenin e Ujmanit janë të njëjtat”

Kryeministri Albin Kurti më në fund ka thyer heshtjen për çështjen e Ujmanit. Ai ka thënë se qëndrimi i qeverisë për liqenin e Ujmanit nuk ka ndryshuar. Sipas tij Serbia nuk mund të bëhet hisedare në të.

“Qëndrimet tona sa përket Ujmanit janë ato të njëjtat dhe detyra jonë thotë që duhet ta konsiderojmë ashtu siç është liqen artificial i Kosovës dhe nga Kosova, dhe unë natyrisht që do të marr të gjitha argumentet për qëndrimi tonë. Sa i përket marrëveshjes së Uashingtoni se pika e saj me e vlefshme është ajo e fundit”.

Kurti tha se arritja e një marrëveshje me Serbinë varet nga Qeveria e Beogradit.

“Kur do të ketë marrëveshje nuk varet vetëm prej meje por varet edhe prej Serbisë, andaj ne këtë kuptim besoj që duhet të kemi konsensus nacional se duhet ta forcojmë shtetin Kosovës, unë nuk i qëndroj qëndrimet për njerëzit”.

Nuk ka dhënë përgjigje konkrete se kur do ta vizitojë veriun e vendit derisa tha se nuk është i mundshëm asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Për gjithçka po përgatitemi dhe nuk jemi në vitin e katërt të qeverisjes por në ditën e 100 dhe Kosova do të jetë e pranishme gjithë andej. Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe e shkel frymën kushtetuese nuk është i mundshëm, por nuk mund të kemi pyetjet e njëjta kur jemi kaq të ndryshme, në Kosovë ka ndryshuar gjendja përfaqësimi sepse ka president, kryeministër dhe kryeparlamentar me integritet dhe dinjitet”.

Kurti këto komente i ka bërë në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë në të cilën u diskutua për 100 ditëshin e ekzekutivit. 

Tv Klan