Lëndohet bashkë me pasagjeren 19-vjeçare

Një i ri humbi kontrollin e makinës mbrëmjen e kësaj të mërkure në kryeqytet duke marrë përpara automjetet që ndodheshin të parkuara në rrugë, e duke u lënduar së bashku me një vajzë që ndodhej me të.

Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi rreth orës 20:35, në rrugën e “Kavajës”.

L. B., 21 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur disa mjete të parkuara aty në afërsi. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet, A. A., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thotë policia në njoftimin e saj për mediat.

Për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes po punon një grup hetimor./tvklan.al